Për një javë konfiskohen 22 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

22 prill 2024 | 13:33

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 286 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 22 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, etj.

Sipas policisë, konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 22 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3021 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur nga kryeministri në…