Për një javë në Itali, 257 fëmijë të infektuar me koronavirus

20 mars 2020 | 11:28

Për një javë në Itali janë regjistruar 257 fëmijë të infektuar me koronavirus. Numri i tyre, sipas të dhënave zyrtare, ka shkuar në 300 nga 43 që ishte një javë më parë.

Lajmin e konfirmoi presidenti i Organizatës Italiane Pediatrike, Alberto Villani, i cili tha se “asnjë nga fëmijët e prekur nga koronavirusi nuk është në gjendje kritike dhe nuk ka viktima fëmijë”. “E them këtë për t’i qetësuar prindërit e gjyshërit, që duhet ta dinë se nuk është problem pediatrik. Pediatri duhet informuar, e ai do të vendos se ç’duhet bërë. Ajo që themi tani për tani, koronavirusi nuk paraqet problem serioz te shëndeti i fëmijëve”, ka treguar Villani.

Gjatë ditës së sotme ka dalë nga spitali i San Giovanni i Bergamos e është shëruar vogëlushi i parë i infektuar nga koronavirusi. Ai kishte vetëm 22 ditë jetë kur doli pozitiv me COVID 19 e pas shtrimit në spital më datë 3 mars, sot vjen lajmi i mirë se është shëruar.

Sipas ekspertëve të Institutit Italian të Shëndetit Publik, fëmijët reagojnë mjaft mirë kundër këtij virusi, por dhe kanë një aftësi infektuese më të lartë se personat e tjerë.

Gjithashtu, një studim i kryer nga ekspertët kinezë në Wuhan, tregon se 15.8 % i një kampioni fëmijësh të infektuar nga koronavirusi nuk shfaqin simptomat e COVID 19.

Në 48.5 % të rasteve shfaqet simptoma e kollës, në 41.5 % temperatura e lartë, në 46.2 % dhimbje fyti e në 64 % polmonit.

Temperatura ishte simptoma më e zakonshme te fëmijët me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamerat kanë mundur të hyjnë në brendësi të spitalit të…