Për një javë në rajonin e Gjilanit policia shqiptoi 1 067 gjoba
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 14.07.2023-20.07.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e gjashtëdhjetë e shtatë (1067) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete si: Hetim i një aksidenti të komunikacionit me fatalitet; Hetim i 21 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale; Hetim i 22 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar; Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për njëzet e një (21) ngasës.
Në kuadër të implementimit të planit operacional “Telefonat celular” nga ana e njësisë rajonale të komunikacionit rrugor janë hasur edhe njëqind e dy (102) vozitës të cilët gjatë drejtimit të mjeteve motorike kanë përdorur telefonat celular. Ndaj këtyre ngasësve janë shqiptuar gjoba konform ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.