Për një javë policia e rajonit të Ferizajt shqiptoi 1 516 gjoba

21 gusht 2023 | 14:41

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 14-20/08/2023 ka shqiptuar 1516 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 8 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa, janë raportuar 46 aksidente, prej tyre aksidente me lëndime 10; persona të lënduar 10; dhe aksidente me dëme materiale 36.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin,…