Për një javë policia rajonale në Ferizaj shqiptoi 1 513 gjoba

30 shtator 2024 | 12:35

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të  aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 23 – 29/09/2024 ka shqiptuar 1 513 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 32 aksidente, prej tyre aksidente me lëndime 11, persona të lënduar 11 dhe aksidente me dëme materiale 21.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta historiani, prof. dr.…