Për një javë zyrtarët policorë në Prishtinë realizuan 145 urdhëresa të gjykatës
14 gusht 2023
| 19:40
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, që nga e hëna deri më sot (07-13 gusht 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 145 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale dhe 104 për seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.