Për një muaj, 170 të akuzuar nga Prokuroria në Gjakovë
01 shkurt 2019
| 12:31
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë gjatë muajit janar 2019, janë ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur pesë aktakuza kundër nëntë personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorieka ngritur 126 aktakuza kundër 161 të pandehurve, po ashtu ka bërë 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë tri propozime për masë Edukative.
/Epoka e re/