
Për një muaj kanë ndodhur shtatë plaçkitje në banka
01 tetor 2018
| 14:11
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në dy muajt e fundit ka rritje të krimit dhe pasigurisë tek bizneset në Kosovë, veçanërisht në sektorin bankar.
“Një shqetësim është rritja e numrit të grabitjeve dhe ketë shqetësim e kemi ngritur. Vetëm nga gushti e deri në shtator, shtatë grabitje kanë ndodhur tek bankat që kanë krijuar mjaft shqetësime”, ka thënë Rukiqi gjatë publikimit të indikatorit të matjes së klimës të biznesit.
/Epoka e re/