Për një muaj në Kosovë 10 mijë e 85 raste me Covid
Numri i infektimit të qytetarëve me Covid-19 është rritur në mënyrë të frikshme kohëve të fundit në Kosovë. Vetëm brenda një muaji në Kosovë janë regjistruar 10 mijë e 85 raste të reja me Covid, shkruan “Epoka e re”.
Më 17korrik, numri i rasteve aktive ka qenë 98, kurse sot, më 17 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka treguar se numri i rasteve aktive ka arritur në 10 183.
“Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278. Në total numri i rasteve aktive është 10.183”, është thënë në njoftimin e ministrisë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vazhdimësi ka bërë me dije se rritja e rasteve po ndodh për shkak të variantit “Delta”, i cili përhapet shumë më shpejt se variantet tjera të koronavirusit. Sipas IKSHPK-së 80 për qind e rasteve pozitive në Kosovë janë me variantin “Delta”.
Me poshtë gjeni njoftimin e ministrisë të publikuar më 17 korrik.