Për një shkronjë të gabuar paguan dënim 21 euro
Afaristi Burim Piraj, sot është dënuar për parking në Prishtinë 20 euro nga Parking Prishtina.
Kjo ka ndodhur për arsye se, afaristi Piraj e ka parkuar veturen në vendin e duhur si dhe përmes SMS-së ka bërë edhe pagesën në vlerën e caktuar, por pasi i ka shënuar tabelat në vend të shkronjës “Q”, e ka shënuar shkronjën “C”, dhe vetuar i është blokuar nga punëtorët e Parking Prishtinës.
“E parkova makinën, e dërgova sms-in, e kisha gabua shkronjën e fundit, në vend të shkronjës “Q” e kisha shënua “C”. Ma kishin bllokua rrotën, e morra dënimin nga xhami, i pagova 20+1€, ma debllokuan rrotën edhe i graha makinës.”, ka shkruar në “Facebook”, Piraj.
Postimi i plotë i tij:
E parkova makinën, e dërgova sms-in, e kisha gabua shkronjën e fundit, në vend të shkronjës “Q” e kisha shënua “C”. Ma kishin bllokua rrotën, e morra dënimin nga xhami, i pagova 20+1€, ma debllokuan rrotën edhe i graha makinës.
Na kanë lehtësua komuna e Prishtinës shumë, po ne po e vështirësojmë!
Shumë kollaj! ?