Për një vit rreth 29 mijë qytetarë lëshuan Kosovën
Rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar kanë emigruar në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Numri më i madh i tyre ka emigruar në mënyrë legale, por nuk kanë munguar as emigrimet ilegale.
Në vlerësimin “Popullsia e Kosovës 2018”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se përkundër shtimit natyror pozitiv të popullsisë me 18,562 banorë, për shkak të emigrimeve, numri i përgjithshëm i popullatës në Kosovë për vitin 2018 ka shënuar rënie.
Popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar–31 dhjetor 2018 u zvogëlua për 2,840 banorë apo me 0.16 për qind. Numri i popullsisë në Kosovë për vitin 2018, vlerësohet të ishte 1,795,666 banorë rezidentë.
Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë pohojnë se rritja e numrit të qytetarëve që po braktisin Kosovën vjen si pasojë e zhgënjimit të tyre me gjendjen politike dhe lidershipin vendor.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/emigrimi-kosove-/30033236.html