Për një votë nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
25 shtator 2020
| 11:19
Edhe në seancën e sotme të Kuvendit, ka dështuar të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Për këtë projektligj nuk pati kuorum në Kuvendin e Kosovës, pasi që për të votuan vetëm 60 deputetë.
Kjo është hera e tretë që dështon ky projektligj në Kuvendin e Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për seancën e ardhshme.