PËR NUMRIN 6000, TË GJITHË JUVE, 6000 MIRËNJOHJE TË ZEMRËS
Muhamet MAVRAJ
Numri i 6000-të i të përditshmes “Epoka e re” u shtyp tashmë.
Është histori më vete, për mua shumë e dhimbshme në shumëperiudha dhe shumë më e rrezikshme sesa e dhimbshme në disa çaste karakteristike. Kemi jetuar edhe çaste shumë të mira por,të gjitha, bashkë me vështirësitë, janë çaste të ndjenjës së mirë që të jep gazetaria. Por, meritat për asgjë nuk janë të miat. Janë të atyre që kanë punuar në të sadopak apo sado shumë, apo edhe përgjithmonë si Shkëmbim Krasniqi që për 6000 numra nuk ka pranuar një herë të vetme të mungojë, të shkojë në pushime apo të rrijë vetëm për ngushëllime në shtëpi në raste morti që, madje, u martua një të shtune që të vinte në punë të dielën për numrin e së hënës. Pas tij vijnë Sadik Zeqiri, Mal Qorraj, Shqipe Hetemi, Berat Dakaj e kështu me radhë, Muhameti (Koci), Lirimi, Albulena etj.
Artikulli im për numrin 6000, në të vërtetë, për fjalë të mia merr emrat e mëposhtëm dhe po kaq emra të tjerë të shpërndarë nëpër botë, që kanë punuar qoftë si kolumnistë, qoftë si korrespondentë apo në ndonjë detyrë tjetër gazetare. Disa nga ish–kolegët a punëtorët tashmë të ndjerë, u prehshin në paqe përgjithmonë: Hamdi Miftari, Skënder Idrizi dhe Avni Makolli. Sikurse lexuesve e përkrahësve të sinqertë të gazetës, ndër të cilët veçoj shokun tim Ismet Sylejmanin, të gjithëve, po ta kisha mundësinë, përfshirë emrat e mëposhtëm do t’u ndaja nga 6000 mirënjohje:
Afet Bela, Afërdita Maliqi, Agim Muhaxheri, Ahmet Bilalli, Ahmet Tmava, Alban Zeneli, Albert Ademi, Albert Shala, Albulena Mavraj, Arben Atashi, Arben Mlinaku, Arbenita Kamberi, Arbër Grabovci, Arbert Abdyli, Arbresha Baftiu, Argin Kelmendi, Arieta Gashi, Arizona Dibra, Arlinda Sejdiu, Arsim Lani, Arsim Osmani, Arsim Sinani, Arta Sylejmani, Artan Mustafa, Astron Mahmutaj, Avdullah Hoxha, Avni Azemi, Avni Makolli, Aziz Bytyçi, Bajram Lani, Bajram Smakaj, Behram Krasniqi, Bekim Ademi, Beqir Beqaj, Berat Dakaj, Besart Krasniqi, Besim Muhadri, Besnik Dema, Besnik Krasniqi, Bislim Berisha, Blerim Çoçaj, Blerina Veseli, Burim Etemaj, Daut Gashi, Demir Reshiti, Donika Bunari, Driton Bublaku, Driton Hajrizi, Driton Kamberi, Driton Lajçi, Driton Leku, Driton Paqarada, Ekrem Kryeziu, Elmedina Ballazhi, Emine Rushiti, Enver Maloku, Eranda Nepravishta, Ernest Luma, Fahri Axhalena, Fatma Restelica, Fatmir Bytyçi, Faton Dermaku, Faton Polisi, Fazli Muharremi, Fehmi Ajvazi, Fehmi Baftiu, Fehmi Gegaj, Fehmi Sylejmani, Fehmi Maloku, Fidajete Geci, Florije Ademi, Ganimete Muli, Gazmend Morina, Gëzim Pozhegu, Haki Hysenaj, Hamdi Miftari, Heset Zymberi, Hysni Syla, Igballe Imeraj, Ilir Kabashi, Imer Mushkolaj, Islam Haxhiu, Ismail Gagica, Ismail Rexhepi, Jahja Tmava, Jasemina Mulaku, Jehona Veliu, Jetlir Zyberaj, Jeton Kelmendi, Jeton Musliu, Jeton Osmanaj, Jeton Rushiti, Jeton Mazrekaj, Kimete Islami, Kimete Krasniqi, Kreshnik Sylejmani, Kujtim Shala, Liridon Ibërdemaj, Lirije Klaiqi, Lirim Geci, Lulzim Ahmeti, Lulzim Etemaj, Lulzim Sahiti, Mal Qorraj, Malsore Llapashtica, Mangji Gashi, Marin Kelmendi, Melisa Demiri, Mentor Gojani, Mentor Shala, Mihrije Krapi, Milaim Syla, Milazim Kadriu, Mimoza Hoxha, Minire Berisha, Miradije Aliu, Miradije Gashi, Muhamet Jahiri, Muhamet Koci, Musa Ramizi, Musa Sabedini, Musli Krasniqi, Myrvete Haxholli, Naim Zeqiri, Nebih Behluli, Nexhat Çoçaj, Nexhat Krasniqi, Nexhmije Ahmeti, Ngadhnjim Ademi, Nijazi Ramadani, Prend Buzhala, Qemajl Krasniqi, Qëndresa Fazliu, Qendresa Mustafa, Qendresa Rama, Qerim Rexhaj, Ragip Guraziu, Ragip Gjoshi, Ramize Murtezi, Rexhë Hasani, Rexhep Tërshnjaku, Ridvan Berisha, Rifat Buzuku, Rifat Sadikaj, Rinor Beka, Rrahman Jasharaj, Rrushe Haxhaj, Sabahate Shala, Sadete Bajrami, Sadik Zeqiri, Safete Makolli, Sali Beqiraj, Saranda Geci, Seman Shala, Sheribane Hashani, Shkelzen Çoçaj, Shkembim Krasniqi, Shpend Çoçaj, Shqipe Hetemi, Skender Idrizi, Tomor Grabovci, Uran Krasniqi, Valdete Elshani, Veton Zymberi, Xhavit Nura, Xhevdet Fetahu, Ylldije Sulka, Zanë Zyba, Zymer Osmani dhe po kaq të tjerë!
Sot do të pimë kafe të gjithë së bashku! Ejani!
Faleminderit të gjithëve për gjithçka!