Për prodhimin e vaksinës duhet kohë një vit ose një e gjysmë
08 prill 2020
| 08:58
Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar se do të shkojnë një vit deri në një vit e gjysmë derisa të ketë një vaksinë për përdorim në masë të gjerë kundër COVID 19. Sipas tij, në bazë të parashikimeve dhe duke u bazuar në të kaluarën, zbulimi i vaksinës dhe procedura derisa të dalë për përdorim të gjerë, do të marrë kohë.“Një nga faktorët favorizues në Kosovë është tradita që kemi në shtëpi për higjienën”, tha ai dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.