Për rrëzimin e qeverisë kontribuuan Thaçi, LDK-ja, Grenelli dhe Serbia

15 maj 2020 | 12:00

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ambasadori i ShBA-së në Gjermani, Richard Grenell dhe Lista Serbe, kanë kontribuar në rrëzimin e qeverisë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sveçla ka thënë se kur po i përmend këta emra nuk po flet për një aleancë, por për një numër faktorësh që kanë kontribuar në rrëzimin e qeverisë.

“Kanë qenë një numër faktorësh, Thaçi, Mustafa, Grenell, Lista Serbe. Unë po flas për një listë faktorësh. Është e vërtetë se të gjithë këta katër që i përmenda kontribuuan në rrëzimin e qeverisë. Nuk mendoj se është korrekte që të bëhet një ndërlidhje drejtpërdrejt SHBA-Serbi. Nuk po flasim për aleancë, por për një numër faktorësh që kanë kontribuar në rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Sveçla.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka folur për fotografinë…