Për shkak të borës, tri komuna pezullojnë mësimin
06 shkurt 2020
| 10:35
Pas Komunës së Dragashit dhe Istogut, sot nuk do të mbahet mësim në asnjë shkollë të Kamenicës.
Drejtoria Komunale e Arsimit përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar prindërit dhe nxënësit që nuk do të mbahet mësim në të gjitha nivelet shkollore.
“Arsyeja e mos mbajtjes së procesit mësimor janë reshjet e mëdha të borës”, është thënë në njoftim.