Për shkak të motit, komuna e Prishtinës ndërprenë përkohësisht procesin e dezinsektimit
29 korrik 2019
| 16:54
Komuna e Prishtinës nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se procesi i dezinspektimit do të ndërpritet përkohësisht.
Ndërprerja bëhet për shkak të shiut dhe motit jostabil.
Dezinsektimi do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar nëpër lagje porsa kushtet atmosferike të jenë optimale për vazhdimin e këtij procesi.