Për shkak të ndotjes së ajrit, drejtori i shëndetit u kërkon qytetarëve të rrinë brenda
13 nëntor 2018
| 22:58
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të gjendjes alarmante të ajrit.
Duke u bazuar në monitoruesin e cilësisë së ajrit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vërehet se gjendja e ajrit në Prishtinë është alarmante.
Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 229ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër, njofton Klan Kosova.
“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në “Facebook”.