Për shkak të pronës gruaja rrihet nga fëmijët e kunatit në Vushtrri
Një grua ka raportuar se të dyshuarit (djalë dhe vajzë), fëmijë të kunatit e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime, për shkak të një kontesti pronësor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:23, në Vushtrri.
Tutje sipas raportit bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovar ka raportuar se, të dyshuarit kosovarë (djalë dhe vajzë), fëmijët e kunatit e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime, për shkak të një kontesti pronësor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.