Për shkak të punimeve, këto lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë të pijshëm

02 nëntor 2020 | 16:05

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të disa punimeve, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në tri lagje të kryeqytetit dhe një fshat.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” është bërë me dije se banorët e lagjeve “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” dhe fshati Miradi, të martën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 6:00 pasdite.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private ‘Berisha’ ka bërë kërkesë në KRU ‘Prishtina’ për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme, më 3 nëntor 2020. Andaj, njoftojmë konsumatorët e lagjes ‘Qëndresa’, lagjes ‘Marigona 2’, lagjes ‘Qershia’ dhe fshati Miradi se gjatë ditës së nesërme (3 nëntor 2020) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, është1 thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar pako të veçantë…