Për shpërndarje të Kuvendit, LV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja
16 maj 2024
| 08:39
Kohën e fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëvendosja dhe PDK-ja tashmë janë pajtuar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, LDK-ja po insiston në dorëheqjen e qeverisë Kurti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në Kanal10 ka thënë se për shpërbërje të Kuvendit, Vetëvendosja do t’i këtë edhe votat e LDK-së.
“Për shpërndarje të Kuvendit, LV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”, ka thënë Haziri.