Për shtatë muaj rrufeja ua merr jetën 246 personave në Bangladesh
08 shtator 2019
| 15:16
Si pasojë e goditjeve të rrufesë gjatë një periudhe shtatë mujore në Bangladesh jetën e kanë humbur jetën 246 persona, transmeton “Anadolu Agency”.
Një studim i kryer në Bangladesh ka zbuluar se 246 njerëz kanë humbur jetën dhe 97 janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufetë gjatë periudhës nga muaji shkurt e deri në gusht.
Në këtë studim është thënë se shumica e personave kanë humbur jetën për shkak të rrufesë gjatë kohës kur ndodheshin duke mbledhur oriz në fusha. Numri më i madh i personave që pësuan për vdekje janë regjistruar në rajonin Satkhira.
Studimi është kryer nga një organizatë lokale e quajtur “Forumi i Shpëtimit të Komunitetit dhe Ndërgjegjësimit për Stuhitë me Rrufe”.