Për ta lehtësuar komunikacionin, vendosen pengesa fizike në një udhëkryq në Prizren

18 prill 2023 | 15:05

Policia Kosovës përmes zbatimit të “Strategjisë së integruar të policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi” synon të avancojë qëllimet universale të policimit; policia të jetë më afër qytetarëve, rritja e cilësisë së shërbimeve, avancim i partneritetit polici-qytetar, shoqëri civile, organizata dhe institucione tjera në zgjidhjen e problemeve të sigurisë.

Në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie, policia me aktivitete parandaluese dhe qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik ka vërejtur tollovinë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren dhe ka ngritur këtë çështje te organet përgjegjëse komunale.

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim dhe me propozim të policisë, konkretisht “Policisë në komunitet” dhe “Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor” të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në kryqëzimin e rrugës “Ekrem Rexha” (ish Tirana) kanë arritur të vendosin disa shenja të reja të komunikacionit dhe pengesa fizike me qëllim të riorientimit dhe lehtësimit të qarkullimit të automjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Seferi mund të largohet nga skuadra ukrainase Vorskla Poltava…