
Për të 12-tin vit radhazi në këtë xhami dhurohet gjak për shënimin e Pavarësisë së Kosovës
17 shkurt 2025
| 08:10
Në Xhaminë e Fshatit Kraishtë në komunën e Lipjanit dhurimi i gjakut për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës tashmë është kthyer në traditë.
Për të 12-tën herë me rastin e festës qytetarët mblidhen atje dhe dhurojnë gjak.
Në njoftimin e Këshillit të Bashkësisë Islame (BIK) në Lipjan, i është bërë thirrje qytetarëve që të japin gjak nga ora 09:00-16:00.
Nisma mbështetet me sloganin “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
