Për të 69-tën herë fluturojnë dallëndyshet në Urën e Fshenjtë
21 korrik 2019
| 20:25
Për të 69-tën herë me radhë janë mbajtur gjatë ditës sotme gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Fshenjtë në qytetin e Gjakovës.
Garën e hapi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e konsideroi këtë si një ngjarje shumë të rëndësishme për llojin e këtij sporti.
Pjesë e hapjes së kësaj gare ishte dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija, e cila tha se kjo garë është më atraktive në Kosovë dhe se do të vazhdojnë ta përkrahin financiarisht.
Gara dhe për këtë vit ka qenë e ndarë në dy kategori në kërcim me këmbë dhe në formë dallëndyshe.
Vendi i parë Dallëndyshe, Vedat Krasniqi
Vendi i dytë Dallëndyshe, Nderim Curri
Vendi i tretë Dallëndyshe, Hasib Krasniqi
© Photo: Shkëlzen Rexha.