Për të nëntën herë, ANP “Adem Jashari” zgjedhet stacioni me performancën më të mirë nga Easyjet

11 janar 2018 | 12:20

Limak/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2017 ka shënuar numrin më të madh të udhëtarëve të procesuar ndonjëherë në historinë e tij.

Me këtë rast janë pranuar disa çmime nga kompani ajrore dhe organizata ndërkombëtare për përformancë si dhe për kontributin e dhënë në projekte korporative të përgjegjshme ndaj shoqërisë.

Së fundmi, ANP “Adem Jashari”ka pranuar edhe një çertifikatë mirënjohje nga kompania ajrore Easyjet duke u zgjedhur stacioni me përformancën më të mirë nga më shumë se 30 shtete ku kjo kompani operon pa aeroplanë të stacionuar. Kjo mirënjohje i është ndarë për procesim të shpejtë të fluturimeve, udhëtarëve si dhe bagazheve të tyre gjatë muajit Tetor 2017. Është hera e nëntë që ANP “Adem Jashari” pranon një mirënjohje të tillë nga Easyjet.

Easyjet është kompani ajrore që operon me kosto të ulët dhe është e pranishme në Kosovë që nga viti 2010 duke ofruar fluturime direkte me çmime të ulëta në disa destinacione, thuhet ne komunikatën për shtyp të lëshuar nga ANP “Adem Jashari”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar të…