Për herë të parë balena flet gjuhën e njerëzve
02 shkurt 2018
| 11:22
Balenat njihen për aftësitë e tyre mbresëlënëse të komunikimit që i lejojnë të flasin me njëri-tjetrin edhe kur janë 100 milje larg.
Shkencëtarët thonë se kanë regjistruar një balenë vrasëse, të quajtur ‘Wikie’, duke përsëritur fjalët ‘hello’ dhe ‘bye, bye’ dhe thënë emrin e trajneres. Balena 14-vjeçare jeton në Marineland në Francë dhe tashmë raportohet se flet gjuhën e njerëzve.