Për herë të parë në Pakistan një grua hindu fiton ulëse në Senat
Pakistani ka zgjedhur për herë të parë në Senat një grua të minoritetit hindu.
Krishna Kumari Kohli, 39-vjeçare, është anëtare e Partisë Popullore të Pakistanit dhe përkrahet nga të ashtuquajturit të paprekshëm, që i përkasin rangut më të ulët të sistemit të kastave që ende funksionon në Pakistan dhe Indinë fqinje.
Zgjedhja e saj është konsideruar si fitore e madhe për gratë dhe të drejtat e minoriteteve në Pakistan.
“Jam shumë e lumtur, për mua ka qenë e paimagjinueshme që të arrijë në senat”, i ka thënë Kumari Kohli agjencisë, “The Associated Press”.
“Do të vazhdojë të punojë për të drejtat e njerëzve të shtypur, sidomos për fuqizimin e rolit të grave, shëndetit dhe arsimimit të tyre”, ka shtuar ajo.
Në të njëjtën kohë, mentori i një numri të liderëve talibanë, Maulana Samiul Haq, nuk ka fituar ulëse në Senat.
Fitorja e Kohlit ka qenë pjesë e procesit të votës së fshehtë më 3 mars, nga anëtarët e Parlamentit dhe asambleve provinciale, të cilët i kanë dhënë partisë Lidhja Myslimane e Pakistanit, kontrollin e Dhomës së Lartë të Parlamentit. (Rel)