Për tërmetin në Shqipëri reagon Thaçi, telefonon Metën dhe Ramën
21 shtator 2019
| 18:30
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se me shqetësim ka marrë lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri.
“Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sipas raportimeve të para epiqendra e tërmetit ishte në Durrës. Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.