Për tetë muaj mbi 9 mijë mostra janë përpunuar për analizë mikrobiologjikë në QKUK

29 tetor 2021 | 13:46

Nga muaji mars deri më tash, në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë pranuar dhe përpunuar për analizë mikrobiologjikë 9 mijë e 46 mostra.

Prej tyre, janë 1 mijë e 730 hemokultura, 2 mijë e 312 urinokultura, 776 kultura të sputumit (këlbazës), 500 koprokultura (kultura e mostres së fecesit), 623 strisho fyti dhe hunde, 682 teste serologjike, 444 strisho vaginale-cervikale dhe 334 strisho plage.

“Në mesin e numrit të përgjithshëm të analizave të përpunuara, janë edhe 241 mikroskopime të mostrave të fecesit për parazit, 408 teste rapide imunokromatografike të mostrës së fecesit për rota/adeno virus, 112 kultura të lëngut cerebrospinal (likuorit) dhe 200 mostra si punktate dhe aspirate (nga trakti respirator, abdominal etj)”, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është…