Për t’i ikur koronavirusit, pastroni duart gjashtë herë në ditë
Ekspertët nga Mbretëria e Bashkuar thonë se është e preferueshme të pastrohen duart gjashtë herë në ditë për t’u ruajtur nga koronavirusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ka qenë këshilla që në fazat e hershme të këtij virusi dhe një studim i ri thotë se larja e duarve deri 10 herë në ditë e bënë më të vështirë infektimin nga koronavirusi.
Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga viti 2006-2009, mbi viruset shumë të ngjashëm me llojin që po qarkullon në ditët e sotme.
Kështu u zbulua se 1 663 pjesëmarrës kishin shumë më pak gjasa të infektoheshin nëse do t’i pastronin duart së paku gjashtë herë në ditë.
Koronavirusët janë një familje e viruseve që zakonisht shkaktojnë sëmundje të butë, siç është ftohja e zakonshme, ndërsa të gjithë ata, përfshirë edhe këtë të fundit, mund të vriten nga sapuni dhe uji.