Për t’i pushuar dhimbjet, pinë produkte të pastrimit të shtëpisë

02 maj 2020 | 08:59

Gaylord Lopez, drejtor i Georgia Poison Center, tha se një burrë në të 50-at e tij, nga jug-perëndimi i Atlantës, ishte shtruar në spital pasi kishte pirë zbardhues ditën e shtunë.

Ai më vonë u transferua në një repart psikiatrik, raporton The Atlanta Journal-Constitution (AJC).

Lopez tha për gazetën: “Unë nuk njoh pacientë që do të pinin aq shumë dezinfektues. Thjesht, janë pacientë me histori psikike”.

Të nesërmen, një burrë në të 30-tat, nga Atlanta, raportohet se konsumoi një kombinim të produktit të pastrimit, larje të gojës, birrë dhe qetësues kundër dhimbjeve.

Nuk është e qartë nëse ka ndonjë lidhje midis burrave që konsumojnë dezinfektuesit dhe komenteve të bëra nga Donald Trump në një konferencë shtypi javën e kaluar.

Presidenti amerikan është shprehur se produktet shtëpiake të njohura për vrasjen e  koronavirusit, mund të funksiononin edhe brenda trupit të njeriut.

Pasi u kritikua nga ekspertët, Trump u shpreh se ka bërë thjesht një pyetje në mënyrë sarkastike.

Dy gjeorgjianë të tjerë gjithashtu u sëmurën pasi pinë produkte të pastrimit të shtëpive para komenteve të Trump, sipas AJC.

Pacientët, në Gjeorgji, të cilët mendohen se kanë probleme psikiatrike, pritet të bëjnë një shërim të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Shoqatës së Afaristëve…