Për tre muaj në Kosovë regjistrohen 31 lindje me binjakë, 5 me trinjakë dhe 1 me katërnjakë
15 prill 2021
| 13:19
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 3 muajt e parë të vitin 2021, janë realizuar 1 mijë e 929 lindje, ku 699 prej tyre janë kryer me operacion.
Gjinisë mashkullore i takojnë 1 mijë e 69 foshnje, kurse 904 foshnje tjera janë femra.
Në numrin e përgjithshëm janë regjistruar, gjithashtu, 31 lindje me binjakë, 5 me trinjakë dhe 1 me katërnjakë.