Për tre muaj u realizuan 136 operacione në Klinikën e Neurokirurgjisë
10 maj 2022
| 14:41
Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë realizuar 136 operacione gjatë tre muajve të parë të vitit 2022.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se brenda periudhës janar- mars kishte 1 mijë e 223 ditë shërimi, gjersa janë kryer 934 vizita ambulatore.
Në këtë kohë, sipas raportit të punës, janë regjistruar edhe 145 shërbime diagnostike.