Për tre vjet e gjysmë 1935 raste të divorcit në Kosovë
29 gusht 2021
| 12:13
“Deri sa vdekja të na ndajë” është premtimi që çiftet i japin njëri-tjetrit kur e kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Por, disa nga ata nuk arrijnë t’i tejkalojë mospajtimet dhe pas një kohe vendosin t’i japin fund martesës.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ATK) gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë shënuar 280 raste të prishjes së kurorëzimit.
Ndërsa në të gjithë vitin 2020-të sipas ASK-së janë regjistruar gjithsej 220 raste të ndarje mes çifteve bashkëshortore.
Në vitin 2019-të janë 722 raste, në vitin 2018-të janë 713 raste ku çiftet i dhanë fund martesës.