Për tri ditë, 658 raste në Emergjencë
19 shkurt 2019
| 12:19
658 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë tri ditëve të fundit.
Në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor janë trajtuar 119 pacientë, gjersa kishte 131 vizita kirurgjike.
Brenda kësaj kohe, janë shënuar 216 raste internistike dhe 136 ortopedike, raporton “Epoka e re”.
Sipas raportit të punës, 45 persona kanë kërkuar ndihmë për lëndimet e marra në aksidente komunikacioni.
Me udhëzim të mjekëve, për trajtim të mëtutjeshëm, 74 persona janë shtrirë në klinika të ndryshme të QKUK-së.