Për tri ditë 757 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente
23 maj 2022
| 13:05
Tri ditët e fundit të javës së shkuar ishin të ngarkuara për Klinikën Emergjente në QKUK, e cila ka trajtuar 757 persona me probleme të ndryshme shëndetësore.
Prej tyre, 154 pacientë kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor në Dhomën e Reanimimit (Dhomën e Kujdesit të Avancuar Emergjent), ndërsa janë regjistruar edhe 224 raste internistike dhe 128 raste kirurgjike.
Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente