
Për tri ditë në Emergjencën e QKUK-së kërkuan trajtim mjekësor 560 persona
04 prill 2022
| 14:59
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.
Bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022 në këtë klinikë kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë.
“Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e kujdesit të avancuar emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë. Të 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike. Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, ndërkaq, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë. Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona, ndërkohë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.