Për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK lindën 45 foshnja
04 prill 2022
| 08:36
Për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë regjistruar 45 lindje, gjashtë prej tyre me operacion.
Siç njofton ShSKUK, 23 foshnja janë të gjinisë femërore, 22 të tjera të gjinisë mashkullore.
Një nënë ka lindur binjakë.