Për tri orë shiten mbi 20 mijë bileta për ndeshjen Suedi – Kosovë

17 shtator 2021 | 15:36

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë ndeshjen e parë në muajin tetor në udhëtim te Suedia.

Kjo ndeshje zhvillohet më 9 tetor, kurse biletat kanë dalë në shitje për këtë takim dhe janë shitur gjysma e tyre për një kohë rekord. Ka qenë Federata e Futbollit të Suedisë që ka njoftuar se vetëm për tri orë janë shitur 21,834 bileta.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet në “Friends Arena” në Stockholm, stadium që ka kapacitet prej 54,329 personave. Besohet se një numër i madh që kanë blerë bileta janë tifozë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Suedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me…