PËR TY NA MERR MALLI

05 maj 2023 | 13:25

Ramë Bashota

(heroit Nazmi Bashota)

 

Hero, malli na merr sinqerisht

I denjë ti i prije çetës a një aradhe

Re me armë në dorë heroikisht

Ecim të lirë jo veç tek Ara e Madhe

 

Arma jote u ndie tejpërtej botës

Një detyrë vetes ti ia pate vënë

Arrite amanetin e Malë Bashotës

Aty ku gjyshi yt në gjysmë e pat lënë

 

Nga fusha e malit ecim jug e veri

Amanetin e arrite me armë në dorë

Në piedestal u ngrite edhe më i ri

Shkëlqen në qiell si një meteor

 

Nëna të la jetim – foshnjë të la

U rrite ashtu siç rriten atdhetarët

Edhe ajo nënë për ty jetën e dha

Të kujtojnë Atdheu dhe luftëtarët

 

09.03.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh Kiara krijoi një llogari tjetër Instagrami në…