Për vitin e ri shkollor, rinovohet edhe një shkollë në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica”, në Lipjan, shkollë kjo e cila është rinovuar në tërësi me financim nga Departamenti i Ushtrisë Amerikane në Evropë.
Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar donatorët për këtë investim shumë të nevojshëm, po ashtu ka uruar nxënësit dhe personalin arsimor për fillimin e vitit të ri shkollor, duke iu dëshiruar shëndet në këto rrethana jo të zakonshme të përballjes me pandeminë Covid-19.
Ahmeti ka kërkuar nga nxënësit kujdes më të shtuar në ruajtën e këtyre hapësirave moderne.
Rinovimi i tërësishëm i SH.M.P “Adem Gllavica”, ka kushtuar rreth 1 milion euro dhe është investimi më i madh në renovimin e shkollave në regjion.
(Q.R/ Epoka e re)