Për vitin e Skënderbeut
Jahja Lluka
Gjergji lindi me 6 maj 1405. Ishte djali më i vogël i princit të Shqipërisë veriore, Gjon Kastriotit, dhe nënës Vojsava. Gjergji së bashku me vëllezërit u mor peng nga Sulltan Murati II. Gjatë betejave në Azinë e Vogël shfaqi shkathtësi dhe trimëri të jashtëzakonshme, ku nga vet sulltani iu dha titulli i gjeneralit. Me titullin “Skënder-bej” apo “Aleksandër i madh” u kurorëzua pas fitoreve në Azi. Ndërkaq, më vonë, iu dha edhe titulli “Sanxhak-bej”.
Në vitin 1443 braktisi ushtrinë turke për t’u rikthyer në tokën e arbërit. Po ashtu, me 28 nëntor të po atij viti u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve duke u ngritur flamuri shqiptar në Krujën stoike. Po ashtu, me 2 mars 1444, Lidhja e Lezhës njihet si i pari Kuvend Kombëtar i Princërve të Arbërit në shek. XV.
Nga 30 beteja të zhvilluara me turqit, Skënderbeu i fitoi 29 ndërkaq e humbi vetëm një.
Në aspektin familjar, Skënderbeu ishte i martuar me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës me të cilin lindi një djalë të cilin e pagëzoi emrin Gjon (emri i babait të Skënderbeut). Supozimet për vdekjen e Skënderbeut janë të shumta. Thuhet që ndërroi jetë me 17 janar 1468 në Lezhë. 12 vite pas vdekjes eshtrat e tij u zhvarrosën nga turqit. Me 1480 varri tij në Kishën e Shën Nikut në Lezhë u shkatërrua dhe eshtrat ju morën për hajmali. Marin Barleti në veprën e tij thoshte se Skënderbeu i referohej origjinës së Pirros.
Ndërkaq, në arkivat e Vatikanit dokumentohet se Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri për ta kurorëzuar Skënderbeun “Mbret të Epirit”.
Marin Barleti njihet si biografi i parë i Skënderbeut ku më 1504 solli veprën “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut” botuar në latinisht. Më pas në gjuhën shqipe kanë shkruar autorë të ndryshëm, si Noli, Kristo Frashëri, Avdyl Frashëri etj. Duke parë madhështinë e figurës së Skënderbeut duke filluar nga qytetet tona e deri tek qendrat e mëdha botërore, shumë rrugë dhe sheshe mbajnë emrin e tij. Buste të Skënderbeut gjenden në shumicën e qendrave evropiane e deri në Amerikë. Përkrenarja e tij edhe sot mbetet simbol misterioz dhe i veçantë.
Disa nga amanetet e Skënderbeut lënë për djalin e tij, Gjon Kastrioti i II-të:
“…Në qeveri kryesisht shiko sipas drejtësisë, që është themeli i të gjitha virtyteve”;
“Artistët konsideroi si njerëzit më të dobishme të shtetit dhe shteti duhet siguroj kujdes dhe mbrojtje, mos lejo qe ata te shtypen nga të pasurit”;
“Në fatkeqësi dëshmo kurajo dhe guxim, në lumturi vetëkontroll. Rezultati i një takimi gjithmonë është i panjohur; prandaj është e nevojshme për të parandaluar shpejtësinë ndryshueshmërisë së fitores, dhe se trimëria dhe urtësia ndihmojnë më shumë se fati”;
“Mos harroni në mënyrë të vazhdueshme se politika e turqve gjithnjë ka për qëllim përçarjen në mesin e tuaj… ata duan që ta marrin dhe pushtojnë fronin tënd dhe të atit tënd…”;
“Në lidhje me mirëqenien e shteteve të mia, ashtu unë kam qenë i lumtur në të gjitha përpjekjet e mia. Ndryshimet e shumta në çështjet civile dhe politike tregojnë për dobësinë e qeverisë…”;
“…Një njeri mosmirënjohës është një nga qeniet më të shëmtuara (poshtra)”;
“Një monark edhe në qoftë se ai do të ishte gjithashtu i varfër, duhet të jetë bujar”.
Meqenëse viti 2018 është shpallur Viti Mbarëkombëtar, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të krijojë komisionin ndërministror për të shënuar datat historike të Vitit të Skënderbeut. Duke filluar nga 15 janari, nisin aktivitetet.
• 15 janar, në ora 16:00, do të mbahet ora e madhe letrare “Ora e Gjergjit” me poetët e të gjitha trojeve shqiptare;
• 17 janar, në ora 10:00, do të mbahen homazhet te Shtatorja e Skënderbeut;
• 17 janar, në ora 15:00, do të mbahet akademia do të promovohen dy pulla postale të postës së Kosovës dhe të postës së Maqedonisë; Koncerti i ansamblit kombëtarë “Shota”;
• 17 janar, në ora 18:00, do të hapet ekspozita e piktorëve “55 portrete për 550 vjetorin”.