Përballen për herë të tretë Fury – Chisora, nuk ka miqësi në ring
Tottenham Hotspour Stadium do të kthehet në një arenë boksi, të shtunën në mbrëmje, pasi në ring do të zbresin Tyson Fury dhe Derek Chisora. Kjo do të jetë përballja e tyre e tretë, ndërsa dy të parat, Fury ka arritur të triumfojë në fund, ndërsa Chisora ka humbur 12 herë në 45 ndeshje, duke përfshirë tre nga katër të fundit.
38-vjeçari luftoi për brezin “WBC” 10 vite më parë, duke humbur me pikë ndaj Vitali Klitschko. Fury njoftoi në muajin prill tërheqje, tashmë është rikthyer, duke theksuar se ky është hobi i tij i preferuar, me 34-vjeçarin i cili pranoi se ky sport për të është më shumë se kaq dhe ndaj tij ka krijuar varësi.
Në konferencën për shtyp, midis të dy sportistëve mbizotëroi diplomacia sesa rivaliteti, me Tyson Fury u shpreh se po e pret këtë përballje me padurim dhe premtoi se do të jetë një ndeshje e paharrueshme për të gjithë.
“Po bëj atë që dua të bëj. Unë paguhem për të bërë atë që dua dhe e marr shumë seriozisht karrierën time. Ndeshjen po e pres me padurim. Mezi pres të dal atje, në ring dhe të luftoj dhe të argëtohem. Të shtunën nuk do të ketë miqësi, do zërohet gjithçka. Nuk ka miq në biznes, dhe ky është një transaksion biznesi. Pra, ne do të hyjmë atje, do të luftojmë ndaj njëri-tjetrit, dhe më pas mund të pimë diçka apo të konsumojmë ndonjë sandviç të vogël dhe në fund të pimë edhe një filxhan çaj ose çfarëdo që ai dëshiron, nuk është problem. Do të jetë një shfaqje të mrekullueshme”, ka deklaruar Tyson Fury.
Në krahun tjetër, Chisora vlerësoi në maksimum mundësin që Tyson po i jep me këtë ndeshje, me Derek i cili doli nga sfondi i ndeshjes dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë duke falënderuar kundërshtarin e tij.
“Nuk mund të ulem këtu dhe të jem më agresiv ndaj Tyson dhe nuk do të them asnjë fjalë të keqe, sepse njeriu që është përballë meje po më jep një mundësi, kur askush nuk donte të ta bënte diçka të tillë. Ai më thirri dhe më ka thënë: ‘Dua të luftoj me ty, në mes është edhe një shpërblim i madh.’ Dhe unë i thashë: ‘Po. Le ta bëjmë atë realitet.’ Pra tani e kuptoni pse nuk mund të flas keq, për një burrë që po më jep këtë mundësi. Ky është si një ushqim që unë tani mund t’ua vendos fëmijëve të mi në tavolinë”, ka deklaruar Chisora.