Përballja e finalistëve të ‘play-off’-it

08 nëntor 2024 | 15:11

Fundjava pritet të sjellë super ndeshje në elitën e basketbollit, ku zhvillohet xhiroja e nëntë e ProCredit Superligës. Dueli i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, apo finalistëve të “play-off”-it të edicionit të kaluar, ku “Xehetarët” kishin fituar 3:2 në serinë finale.

Therandasit kanë pesë fitore e tri humbje, ndërsa mitrovicasit gjashtë fitore e dy humbje, andaj pritet një takim mjaft interesant. Në duelin e parë të këtij edicioni fituan mitrovicasit 77:67. Përballje mjaft interesante shihet ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Kuqezinjtë kanë tri fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit shtatë fitore e një humbje. Humbjen e vetme e pësuan nga Trepça, fundjavën e kaluar.

Sfidën e parë e fituan prizrenasit 72:51. Të dielën do të zhvillohet takimi ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit kanë dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët tri fitore e pesë humbje, andaj është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Ndeshja Bora-Sigal Prishtina është shtyrë me kërkesë të Sigal Prishtinës.

SUPERLIGA – Java 9

Të shtunën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
19:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Të dielën takohen:
19:00 Proton Cable Prizreni – Peja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë e AAK-së, kryetari Ramush Haradinaj ka pritur në…