Përballja e kampioneve në Ligën Unike

23 janar 2023 | 14:41

Xhiroja e shtatë në Ligën Unike të Femrave do të dhurojë disa ndeshje mjaft interesante. Sfida e parë do të jetë mes Penzës dhe Flamurtarit apo kampiones së Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë edicion, skuadra pejane ka dy fitore e katër humbje, kurse ajo nga Vlora, pesë fitore dhe një humbje. Humbjen e parë e pësoi javën e kaluar nga Bashkimi, megjithatë, vashat vlonajte së fundi fituan Kupën e Shqipërisë dhe janë të motivuar më shumë për të fituar trofe, kurse kampionet e Kosovës me përforcimet e fundit kanë ngritur ambiciet.

Ndeshja e dytë është derbi i Kosovës mes Bashkimit dhe Prishtinës, ku këto dy skuadra u takuan edhe në Superligën e Femrave, me prizrenaset që vazhduan të jenë të pamposhtura në elitën e femrave në Kosovë. Në Ligën Unike, të dy skuadrat kanë nga tri fitore e tri humbje, andaj kjo sfidë është shumë e rëndësishme.

Takimi i fundit i kësaj jave është mes Tiranës dhe Partizanit apo derbit të qytetit. Tirana ka një fitore e pesë humbje, ndërsa Partizani numëron katër fitore e dy humbje në këtë edicion.

Liga Unike e Femrave – Java 7

Të martën takohen:
17:00 Penza – Flamurtari
19:00 Prishtina – Bashkimi

Të mërkurën takohen:
19:00 Tirana – Partizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Elezi Cannaferina, skiatori me origjinë shqiptare, i cili garon…