Përballja e rivalëve Penza – Bashkimi

10 mars 2023 | 12:16

Sot nga ora 17:00 takohen Penza dhe Bashkimi, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të xhiros së 16-të.

Bashkimi udhëton për fitoren e 19-të me radhë në këtë edicion në Superligën e Femrave, ndërsa vajzat nga Peja vijnë nga dy humbje që pësuan nga Prishtina, njërën në Ligën Unike, tjetrën në Superligën e Femrave.

Penza ka 11 fitore e shtatë humbje në elitë, kurse Bashkimi 18 fitore nga 18 ndeshje.

Vashat pejane synojnë të përfundojnë sa më mirë garat e rregullta, kurse prizrenaset kanë ambicie të mëdha, duke synuar vendin e parë pa humbje në elitë, ndërsa më parë fituan Kupën e Kosovës. Kjo sfidë është një përgatitje për vashat nga Prizreni, që më 15-16 mars do të luajnë në Final 4 të Ligës Unike, ku synojnë titullin e kampionit, ndërsa në gjysmëfinale do të përballen me Partizanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…