Përballja kundër Realit, Simeone: Ndeshje e madhe, ne jemi gati

21 shkurt 2025 | 16:58

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, reagoi pas konfirmimit se skuadra e tij do të përballet me Real Madridin në një derbi në fazën e 1/8-ave.

Duke folur për mediat përpara ndeshjes së Atletico Madridit kundër Valencias, Simeone u pyet për mendimin e tij mbi shortin që solli një derbi madrilen në këtë fazë të kompeticionit.

“Një ndeshje e madhe, një ndeshje e madhe. Dhe ne jemi gati”, ishte përgjigja e tij e shkurtër, sipas “Mundo Deportivo”.

Bardhekuqtë tani përballen me një kalendar të ngjeshur, pasi do të luajnë tri herë kundër Barcelonës brenda pak më shumë se një muaji dhe dy herë kundër Real Madridit brenda një jave.

“Kur zgjedh të jesh trajner, dëshiron më të mirën, kërkon të përballesh me kundërshtarët më të fortë dhe të garosh në të gjitha kompeticionet për të qenë afër fitores. Ne jemi aty dhe jam i lumtur me gjithçka që po ndodh”, ka shtuar Simeone.

Real Madrid dhe Atletico Madrid tashmë janë përballur dy herë këtë sezon në La Liga, me të dyja ndeshjet që kanë përfunduar në barazim. Ndeshja e parë e fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 4/5 mars në “Santiago Bernabeu”, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në “Metropolitano” një javë më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…