Përballja Maqedoni – Kosovë, Selimi jep prognozën e tij interesante

06 tetor 2020 | 19:39

“Ethet” e  Përfaqësueses së  Kosovës në futboll do të rikthehen këtë javë, ku ekipi i dardanëve do të ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut  në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ndeshja e cila zhvillohet në Shkup të enjten, ka rëndësi të madhe për Përfaqësuesen kosovare, që do të kërkojë me ngulm të kalojë tutje.

Optimist se ekipin ynë do të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo përballje, shprehet edhe njohësi i futbollit, Musa Selimi.

Ai thotë se përkundër mungesave kyçe në skuadër, Përfaqësuesja jonë do të kalojë në finale.

“Mendoj që gjasat i kemi të mira të kalojmë tutje. Mungesa ka në të dyja kombëtaret, por në futboll duhet pasur kujdes të mos pësosh dhe të arrish te goli i pari, ku më pas krijohet një përparësi  e madhe.

“Duhet theksuar se në aspektin taktik,Challandes, ka bërë përgatitjet e duhura që do të ndikojnë drejt arritjes së fitores.  Ky padyshim do të ishte një moment kthese pas disa lojërave dhe rezultateve negative, që në këtë kohë pandemie t”i gëzohemi shkuarjes në finale, e që do ishte sukses i madh. Jam optimist që do ia dalim përkundër disa mungesave kyçe”, ka deklaruar për GazetënDirekt, Selimi.

Duke qenë ndeshja ka një rëndësi për  të dyja përfaqësueset, presoni padyshim që do të ndikojë tek futbollistët në fushë.

Por, dekani në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe i Sportit, thotë se ky preson do të jetë më shumë i pranishëm tek lojtarët e Maqedonisë së Veriut.

Tutje ai ka parashikuar edhe një rezultat, duke e favorizuar skuadrën e dardanëve.

“Mendoj që presioni është më i madh tek  lojtarët e Maqedonisë së  Veriut,sepse ata luajnë në terrenin e tyre, por motivi dhe aspekti psikologjik  duhet të jetë në nivel nga  ana e futbollisteve tanë. Mjafton të shënojnë një gol. Mendoj që rezultati përfundimtarë të jetë, 1- 2, për përfaqësuesen tonë”, ka përfunduar ish-trajneri i shumë skuadrave.

Nëse, skuadra e Challandes del triumfuese në ballafaqim me Maqedoninë  e Veriut,pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevat Zekaj Jam shume i gezuar qe ne Vloren e…