
Përballja me PSG-në, Arteta: Jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur
Tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj PSG-së (Liga e , gjysmëfinale).
“Është një mundësi e jashtëzakonshme. Ne jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur. Ne e dimë situatën e Mikel (Merino) dhe Benit (White), për fat të keq humbëm Thomas (Partey). Ben dhe Mikel ishin në gjendje të stërviteshin, le të shohim nëse do të mund të startojnë nesër. Calafiori nuk ishte në gjendje të stërvitej”, ka thënë Arteta.
“Po, e ndjejmë entuziazmin, është diçka unike. Plot energji, mezi presim të luajmë. Sidomos me rrethanat e këtij sezoni dhe si kemi kapërcyer kaq shumë vështirësi dhe sfida, si një nga katër skuadrat më të mira në Evropë, por ne duam një histori më të bukur”, ka shtuar ai.
“A mundet që kjo të jetë nata më e mirë ndonjëherë? Po, mendoj se po, pasi e kam jetuar gjithë këtë, edhe si lojtar”, ka pranuar Arteta. “Shpresojmë se do të jetë edhe më mirë. Ne po ndërtojmë përvojat që kemi pasur së bashku kohët e fundit. Arsenali favorit? Duke parë historinë, unë do të thosha jo, sepse nuk e kemi bërë kurrë”.